Nuk ka të ardhme për Lucas Moura te Paris Saint-Germain. Trajneri spanjoll i PSG, Unai Emery, gjatë një interviste të dhënë për gazetën spanjolle “Marca”, u tregua shumë i prerë dhe i qartë në lidhje me situatën e futbollistit brazilian dhe planet e teknikut për futbollistin. Lucas Moura në të kaluarën është ndjekur dhe ishte shumë pranë transferimit te Inter.
Trajneri i klubit parisien, në fakt, me fjalë të qarta dhe të vendosura, i ka thënë praktikisht futbollistit se për atë nuk ka më asnjë opsion te PSG. “Kam komunikuar me Lucas Moura. Me të gjithë respektin që ushqej për atë, i thashë se këtu nuk ka më hapësirë për atë dhe se duhet të gjejë një tjetër skuadër, pasi është një futbollist i madh”, deklaroi Emery.