“Reali nuk e imagjinon dot se çfarë e pret në Paris”. Kështu kishte deklaruar Unai Emery, trajneri i PSG, në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League, të vlefshme për 1/8.
Por, vetëm 15 minutat e para ishin të vështira për kampionët e Europës në fuqi, të cilët fituan edhe në Francë, duke kaluar kështu në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
1-2 rezultati i ndeshjes, me gola të Cristianos dhe Casemiros për madrilenët, ndërsa për PSG shënoi Cavani.
Në pjesën e dytë, kur ndeshja ishte 1-0 për madrilenët, Marco Verrati u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për protesta, duke lënë PSG me 10 lojtarë e duke i vënë vulën çështjes së kualifikimit.
Në 13 ndeshjet e fundit të luajtura në Europë Real Madrid-i ka realizuar 36 gola: 22 prej të cilëve mbajnë firmën e Cristiano Ronaldo-s. Numra të jashtëzaknshëm që i detyrojnë princat të presin, sepse kurora është akoma mbi kokën e CR7-ës.
Princat janë të detyruar të presin, kurora është akoma mbi kokën e CR7
Mbreti në “Parc des Princes” është sërish Cristiano Ronaldo. Portugezi, 33 vjeçar, ia ka dalë të jetë protagonist i skenës së shtëpisë të yllit të ri Mbappe, nga shumë i konsideruar si trashëgimtari i tij natyral, ndërkohë që “armiku” Neymar e ndoqi ndeshjen nga televizori i shtëpisë për shkak të dëmtimit.
Pra siç tregon performanca e tij, CR7 nuk ka aspak ndërmend të heq dorë nga goli i cili në fakt i dha fund diskutimit kualifikim. Një goditje e shkëlqyer me kokë e portugezit që ka barazuar rekordin e Ruud van Nistelrooy-t që në 2013-ën kishte ndëshkuar kundërshtarët në 9 ndeshje radhazi në Ligën e Kampioneve si Cristiano, por duke realizuar dy gola më pak: 12 kundrejt 14.
Veç të tjerash Cristiano Ronaldo në 9 ndeshjet e fundit të luajtura me Real Madrid-in në të gjitha kompeticionet ka shënuar madje 15 gola ndërsa në 13 të fundit në Champions League rrjetat janë 22.
Shifra të jashtëzakonshme për një kampion absolut që pasi ka marrë “Topin e Artë” të pestë në dhjetorin e kaluar duke barazuar yllin argjentinas Lionel Messi, tani po përjeton një tjetër sezon rekordesh.
Ndërkohë nëse konsiderojmë golat e realizuar në fazën me eliminim direkt në Champions askush nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldon që ka shënuar 38 gola kundrejt 21 të Messi-t, 19 Muller dhe 18 Lewandowski.
Në 13 ndeshjet e fundit të luajtura në Europë Real Madrid-i ka realizuar 36 gola: 22 prej të cilëve mbajnë firmën e Cristiano Ronaldo-s. Numra të jashtëzaknshëm që i detyrojnë princat të presin, sepse kurora është akoma mbi kokën e CR7-ës.
Zidane: Bale mbetet me të vërtetë i rëndësishëm për Real Madridin
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, këmbënguli se Gareth Bale është një lojtar shumë i rëndësishëm për kampionët spanjollë dhe europianë në fuqi. Ish-ylli i Tottenham, Bale, i cili vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në Premier League, e filloi nga stoli si fitues i dyfishtë i Ligës së Kampionëve. Real Madridi përparoi në çerekfinale, pas fitores së 2-1 në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së. Ndërkombëtari i Uellsit u prezantua me 14 minuta të mbetura në Paris, ku Real Madridi vulosi një triumf të përgjithshëm 5-2.
I pyetur për Bale, i cili ka qenë startues në vetëm dy ndeshje të Ligës së Kampionëve, këtë sezon, Zidane u tha gazetarëve: “Gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe lojtarët. I respektoj të gjithë lojtarët, Gareth Bale gjithashtu. Është e vërtetë që ai e filloi nga stoli në ndeshjen e parë, edhe sonte, por nuk ka rëndësi. Unë duhet të zgjedh lojtarët dhe Gareth është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe do të jetë deri në fund i tillë. Lucas po bën vërtet mirë për momentin, edhe Marco, të gjithë jemi ikështu, por në veçanti, nuk mund t’ju shpjegoj asgjë më shumë. Unë duhet të zgjedh çdo tri ditë dhe sot plani ishte të luanim me këta lojtarë. Ata e bënë mirë punën e tyre”.
Emery: Real Madridi e meritoi kualifikimin
Trajneri i PSG-së, Unai Emery, nuk kishte interes të diskutonte mbi të ardhmen e tij pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, pa shkuar dot as në çerekfinale. Trajneri spanjoll është nën një presion në rritje në krye të gjigantëve të Ligue 1, pas eliminimit nga Real Madridi në 1/8 finale të Champions-it. PSG-ja pësoi një humbje 2-1 në “Parc des Princes” dhe me disfatën totale 5-2 i tha lamtumirë kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë. I pyetur për të ardhmen e tij, Emery tha nëpërmjet UEFA-s: “Sot, unë nuk jam duke menduar për atë”.
Emery, i cili është jashtë kontratës në fund të sezonit, ende beson në shanset e klubit parizien, që një ditë ta fitojë Ligën e Kampionëve. Megjithatë, spanjolli mendonte se Real Madridi e meritoi të arrinte në çerekfinale me shpenzimet e bëra. Cristiano Ronaldo dhe Casemiro shënuan dy golat e “Los Blancos”, ndërsa Edinson Cavani realizoi golin e vetëm të PSG-së.
Marco Verratti doli me karton të kuq. “Real Madridi luajti më mirë se ne. Dëshironim të shtynim më shumë, por goli i parë i goditi shanset tona. Kështu bëri edhe kartoni i kuq, tha Emery. Humbja ndaj Real Madridit nuk është një zhgënjim, dalja nga Champions-i që në 1/8 finale, po. Ndeshja e parë ishte çelësi, sepse ishim më të mirë në krahasim me 80 minutat e para. Ata kontrolluan 60 për qind të kësaj ndeshjeje dhe ne nuk mund të bënim mjaftueshëm në 40 për qind që kontrolluam”.