El Matador “show”. Duhej shpërthimi i Edinson Cavanit për të rikthyer PSG te fitorja që i mungonte prej thuajse një muaji parisienëve në kampionat. El Matador që nuk kishte shënuar asnjë gol këtë sezon në Ligue 1, në takimin që çeli javën e pestë në transfertën me Caen tundi plot 4 herë rrjetën për t’i siguruar skuadrës së Unai Emery fitoren 6-0 në transfertë. Uruguaiani protagonist i padiskutueshëm zhbllokoi shifrat që në minutën e 12 duke bërë më të mirën me të majtën pas asistit të Maxwell për të shënuar golin e tij të parë në këtë kampionat. 10 minuta më pas Syam Ben Yossef rrëzoi në mënyrë të parregullt në zonë Lucas Mouran dhe nga pika e bardhë Cavani nuk zhgënjeu duke fituar duelin me Vercoutre.
Në të 38 ishte përsëritja e bashkëpunimit të golit të parë Maxwell–Cavani që solli finalizimin e tretë për El Matador që goditi sërish, atëherë kur pritej vërshëllima që sinjalizonte fundin e pjesës së parë këtë herë i ndihmuar nga pasimi i Mounier. 4-0 brenda një pjese loje për Cavanin që mund të thuhet se ka dalë zyrtarisht nga hija e Zlatan Ibrahimoviç i larguar këtë verë drejt Man. Utd. Për fatin e PSG që në pjesën e dytë i mjaftuan dhe finalizimet në minutën e 67 nga Lucas Moura me një goditje nga jashtë zonës dhe një tjetër nga Jean Kevin Augustin për të vulosur fitoren 6-0, falë së cilës arrijnë në kuotën e 10 pikëve në krye të klasifikimit Monaco dhe Nice.