PSG ruan hapin e Monacos

Fiton Monaco, kundërpërgjigjet Paris Saint Germain. Klasikja e javës së 30-të në Le Championat, u fitua nga skuadra parisiene që “Parc Des Princes” ruajti hapin e Monacos, pasi mposhti 2-1 me përmbysje Olympique Lyonin. Gjithçka nisi në malore për formacionin e Unai Emery pasi Alexandre Lacazzette në minutën e 6-të shtangu kampionët në fuqi të Francës.
Goli i 23-të sezonal në kampionat për sulmuesin e OL që rivalizon Cavanin në garën për Këpucën e Artë. Pak minuta më vonë Lyoni iu afrua edhe golit të dytë, por Maxwell shpëtoi Parisin me një ndërhyrje deçizive mbi vijën fatale. Megjithatë reagimi i kryeqytetasve nuk mungoi. Adrien Rabiot në të 34-tën barazoi shifrat. Ndërsa 6 minuta më pas gjermani Julian Draxler ngriti peshë të pranishmit në stadiumin me golin e 2-1.
Në pjesën e dytë Paris Saint Germain administroi avantazhin, madje iu afrua golit të 3-të në disa raste, por nuk mundi ta gjente atë. Me këtë fitore parisienët u ngjitën në kuotën e 68 pikëve, 3 pikë larg Monacos që më herët fitoi 0-3 në transfertën ndaj Caen.

Exit mobile version