PSG zgjedh Konten

Eliminimi nga Liga e Kampionëve që në 1/8 finale kundër Real Madridit, pas blerjeve të papara, e kanë bërë edhe një herë PSG-në që të zbresë përtokë, si çdo vit në këtë kohë të sezonit. As me Neymar dhe Mbappé, presidenti Nasser al-Khelaïfi nuk arriti të lëvizë përpara në Ligën e Kampionëve, aq më keq ta fitojë atë. Të holla të mjaftueshme, sulmues të mjaftueshëm dhe zhgënjimi vazhdon. Për këtë shkak, në mes të Parisit është duke u menduar për t’ia besuar ekipin e mbushur me kampionë një trajneri të aftë, rigoroz dhe i aftë në trajtimin e një dhomë zhveshjeje aq të vështirë. Emery është tani i ikur pas humbjes kundër Real Madrid dhe sipas “L’Equipe”, ka një numër kandidatësh për stolin, mes të cilëve më i pëlqyeri është Antonio Conte. Pas një qasjeje të parë në dhjetor mes klubit parisien dhe trajnerit italian, ka pasur një kontakt të ri, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Ky kontakt është bërë me Gianluca, vëllai i Conte, që është me agjentin Federico Pastorello. Trajneri i tanishëm i Chelsea, pa surpriza, nuk do të vazhdojë me “Blues” përtej këtij sezoni. Në kokën e tij kanë filluar të merren në konsideratë disa rrugë, por dy në veçanti: njëra është ajo që Costacurta i ka propozuar, që të rindërtojë kombëtaren italiane; tjetra për të drejtuar PSG-në, me nderin dhe barrën për të pasur nën hyqëm lojtarë si Neymar, Mbappé, Cavani dhe të tjerë. Do të ishte një lloj shpengimi personal, pas fërkimit me Chelsea për mosblerjen e lojtarëve të dëshiruar prej tij.

Por, Antonio nuk ka vendosur akoma dhe do të ketë akoma dy muaj për të reflektuar më mirë dhe për të marrë vendimin më të mirë. Ndërkohë, merret vesh se për stolin e PSG-së janë në listën e drejtuesve të klubit parisien edhe emrat e Ancelotti, Mancini, Allegri, Pochettino, Luis Enrique dhe Simeone. RMC ka raportuar pasditen e mërkurë se presidenti i PSG Nasser al-Khelaifi po kalon një periudhë reflektive pas eliminimit nga Real Madrid dhe po konsideron të shkarkojë menjëherë trajnerin, stafin e zbuluesve dhe pjesën e transferimeve të skuadrës. Nëse Emery shkarkohet atëherë në stolin e PSG do të ulet Camara dhe Maxwell deri në fund të sezonit. Objektivi numër një i PSG për të emëruar në krye të klubit është trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino. Luis Enrique është një tjetër trajner që po konsiderohet në rrethet e ngushta të Parisit. Ai ka punuar më parë me yjet e ekipit si Neymar dhe Dani Alves. I treti në listë është më tepër një fantazi sesa një objektiv real, pikërisht trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola. Por dy emrat e fundit janë Antonio Conte dhe Diego Simeone, të dy aktualisht të punësuar te Chelsea dhe Atletico, por në fund të sezonit nuk do të ishte çudi që të paktën njëri prej tyre të largohet.

Exit mobile version