Psikiatri shton vizitat në vilën e Surrelit për Ramën

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Në një reagim të tij pas deklaratës së Fatmir Xhafës, Berisha shprehet: “Fatmir droga me urdhër të Edvin Shullazit pritje në pallatin presidencial për të festuar suksesin imagjinar, dështimin për të kapur drejtësinë!   Edvin Shullazi po përjeton një tronditje të thellë psikike pas konsensusit lens non volens që u imponoi PD më 22 korrik në votimin e Reformës në Drejtësi sipas rekomandimeve të Venecias. Rama thuhet se është konsultuar, edhe pas mesnate, nga neuropsikiatri i tij dhe psikoanalistja e ekipit.  Ai ka pagjumësi, por më e keqja ka klithma të pakontrolluara gjatë natës. Ai nuk u qetësua aspak as me shpalljen e ditës së hënë pushim për të bindur të tjerët se ai nuk e votoi me detyrim Reformën e Drejtësisë.  Mediat ia menderosën apo kripën festën sepse padrejtësisht ia lidhën me një sebep familjar! Por Rama, për të qetësuar shpirtin se atij konsensusin nuk ia imponoi kryetari i PD, Lulzim Basha duke ia shndërruar vijat e kuqe në këpucë të kuqe, urdhëron Xhafën e drogës të organizojë festën që i dështoi me ditën e pushimit për të shtruar një banket të madh në pallatin presidencial. Thuhet se po dështoi edhe me këtë pritje për të bindur shqiptarët, Rama do të shtrojë një banket në Sheshin e Flamurit duke therur 50 viça, 40 cjapa, 70 deshë, 180 qengja si përpjekja e fundit për të kaluar traumën e rëndë psikike të 22 korrikut 2016!”

Exit mobile version