Psikopatët mund të identifikohen vetëm duke i parë në sy

Mendoni se mund ta vëreni një psikopat? Shanset janë shumë të vogla që të mund ta bëni këtë.
Megjithatë, shkencëtarët ndërkombëtarë kanë zbuluar një test të ri për psikopatët, i cili mund t’ju ndihmojë ta bëni këtë. Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Personality Disorders: Theory, Research, and Treatment’, ka përfshirë 82 meshkuj me çrregullime mendore.
Hulumtuesit kanë ekzaminuar se si bebëzat e tyre reagojnë ndaj imazheve vizuale të skenave në botën e vërtetë, si reagojnë ndaj klipeve dëgjimore dhe ndaj videove me shprehje dinamike të fytyrës.
Disa prej imazheve kanë qenë të mira, si p.sh. këlyshë të vogël, e disa kanë qenë negative, si p.sh. lëndime të përgjakshme.
Psikopatët dhe jo-psikopatët ishin analizuar hollësisht, dhe rezultatet kishin treguar se përderisa bebëzat e jo-psikopatëve zmadhoheshin kur shikonin diçka të frikshme, bebëzat e psikopatëve qëndronin njëjtë.
Bebëzat mund të tregojnë se çfarë po mendojmë
Zakonisht bebëzat tona zmadhohen kur shohim diçka që na zemëron ose ofendon, për shkak të adrenalinës. Ato gjithashtu zmadhohen nëse shohim diçka që na emocionon – gjë e cila tregon se përse lojtarët profesionistë të pokerit ua shikojnë sytë kundërshtarëve për të parë nëse kanë letra të mira.
Pasi që psikopatët nuk kanë pasur ndonjë reagim të fortë ndaj imazheve të tmerrshme, kjo sugjeron se ata nuk ndihen të kërcënuar apo të frikësuar.

Exit mobile version