Psikopati çon vendin në gjendje lufte, ushtria dhe policia shtetrrethim në bashkitë e drejtuara nga e djathta

Që nga dita e djeshme Rama me rastin e zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit ka futur në lojë edhe ushtrinë shqiptare. Me dhjetëra kamionë të shoqëruar nga makina të policisë janë parë në rrugët e vendit dukke transportuar materialet zgjedhore.

Edhe ditën e sotme mjetet e ushtarake kanë shpërndarë materialet zgjedhore në disa bashki të vendit ndërkohë që këtë mëngjes ushtria ka zbarkuar në Lezhë, bashki kjo e drejtuar nga të djathtë, por ku PS ka ambicie të mëdha për ta kthyer në bastion të vetin, duke kandiduar Pjerin Ndreun.

Materialet zgjedhore janë shpërndarë në KZAZ 12-13 nën masa të shtuara sigurie dhe me forca të shumta policie që shoqëronin ushtrinë.

Artikulli paraprakDe Ligt arrin marrëveshje personale me Juventusin
Artikulli tjetërGruevski me pranga në duar para gjykatës, a do të ketë edhe Rama fatin e tij?