Psikopati e shkuli shqiponjën nga Tirana, por ajo fluturon dhe ngrihet në Kosovë

Indrit VOKSHI

Shqiponja është simboli ynë i fuqishëm. Simbol me ndikim në psikologjinë tonë.
Është dhe duhet të mbetet simbol dhe koncept përbashkimi për ne si komb. Kombëtarizmi ynë duhet të mbetet traditor, multifetar, multikrahinor. Është ai qielli poshtë të cilit ne e jetojmë jetën tonë si shqiptarë por me veçantitë tona.

Të mendosh se i ka ikur koha kombtarizmit vetëm pse jemi hapur me botën, është njëlloj sikur të mendosh se i ka ikur koha pasjes së një shpie dhe duhet të dalim të flemë në rrugë, vetëmpse kemi njohur disa njerëz jashtë shpisë tonë.

Kombi është komb, se shpia është shpi. Patriotizmi është si shpirti që i jep jetë trupit. Pa shpirt ska jetë, pa patriotizëm s’ka jetesë. Unë shpreh respekt për ata të cilët e kanë financuar ketë shqiponjë në Podujevë!

Exit mobile version