Armand MAHO
Nuk ka asgje per t’u çuditur ne sjelljen e kryeministrit te enjten. Ai, sic eshte konstatuar nga mjeket psikiater ne vitet 1991-1997 vuan nga sindromi i “psikozes afektive” dhe e shfaq ne formen e asaj qe ne gjuhen psikologjike quhet “crregullim te personalitetit antisocial”! Me poshte jane te radhitura disa nga siptomat qe shfaq kjo semundje!
•shfrytëzojnë, manipulojnë ose shkelin të drejtat e të tjerëve
•nuk ndjejnë keqardhje për shqetësimin e njerëzve të tjerë
•sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe tregojnë mosrespektim të sjelljes normale shoqërore
•kanë vështirësi në mbajtjen e marrëdhënieve afatgjata
•nuk janë në gjendje të kontrollojnë zemërimin e tyre
•mungon fajësia, ose nuk mësojnë nga gabimet e tyre
•fajësojnë të tjerët për problemet në jetën e tyre
thyejnë ligjin në mënyrë të përsëritur!
Pra, ne nuk kemi nje kryeminister te mireqene qe do duhej te bente punen per te cilen eshte zgjedhur, sic eshte menaxhimi taksave, hartimi dhe miratimi ligjeve te mira, rregullatori apo ekuilibruesi i jetes sociale dhe ekonomike. Ne kemi nje te semure te cilit i kemi rene ne qafe duke i dhene ate post, ku pasioni i vetem i tij eshte te vjedhe dhe te beje zullume. Ashtu si pa e kuptuar ajo vote qe u dha tash pese vjete e ca para po kthehet ne fatkeqesine me te madhe qe kemi perjetuar ne keto 28 vjet. Dhe jo pa shkak.
Thuhet se ne vitet 80-te, Rama kish rene shume ne sy per shkak te sjelljes se tij agresive dhe anormale, sa shkrimtarit Dritero Agolli, iu desh te nderhynte prane autoriteve ushtarake te kohes qe Rames, gjate kohes se zborit mos i jepej arme pasi rrezikohej jeta e atyre qe kishte per rreth, dhe ashtu u be. KM i sotem atemot ishte i vetmi qe ne stervitjen ushtarake ne vend te armes perdorte nje cope druri, apo nje hu…! Imagjinoni tani qe njeri i tille te kape te gjitha pushtetet e ketij vendi?!
Semundja shkakton delir dhe kerkon terapi te vazhdueshme, pasi pacienti sipas psikologeve largohet shume nga realiteti. Ne fakt, shenjat jane te qarta. KM nen pushtetin e semundjes nuk ngurron te sulmoje VOA-n, te shkarkoje te besuarit e tij thjeshte nga paranoja , te sulet me fjalor vulgar ndaj cdokujt qe i duket se i ka zene rrugen, qofte ky dhe president, ta cilesoje te drejte vjedhjen dhe plackitjen, te fale 20 milione euro me dokumenta fallso per oligarket , t’u heqe 20 mije lekshin e ndihmes sociale fakireve e keshtu me radhe…
Bashke me shendetin e tij mendor, duket se me shpejtesi po merr rropullimen dhe shpresa se ky vend behet. Braktisja, po kthehet ne nje shqetesim te madh. Shendetesia, arsimi, rendi smbahet mend qe kur skane qene ne kete derexhe. Mund te thuhet pa frike se dhe nje injorant si Adil Carcani, apo nje horr kriminel si Mehmet Shehu, ne menaxhim ishin shume here me lart se ky fare KM qe kemi sot, por qe paradoksalisht ketij (Rames), i duket vetja si me i sukseshmi ne histori.
Semundja e KM duket se po afekton dhe nje pjese jo te vogel te shoqerise, e cila kurrsesi nuk ha argument. Po ti hedhesh nje sy rrjeteve sociale dhe jo vetem do vesh re se ata qe e mbeshtesin, po behen gjithnje e me agresive. Nen moton ”fajin e ka Saliu”, ata justifikojne drogen, korrupsionin, eksodin dhe cdo plage tjeter sociale qe i hapet perdite ketij vendi madje dhe skizofrenine dhe varesine nga narkotiket te Rames.
Dy dite me pare dha nje paralajmerim te frikshem kur tha “Shtrengoni rripat se zgjedhjet do i fitoj serish”! Ne fakt ne nje vend normal me keto qe kane ndodhur nje kryeminister i tille duhet e ishte ne burg, ose me keto qe shfaq i mbyllur ne ndonje spital psiqiatrik. Por, jo ai mendon te dale serish ne fushate! Natyrisht, ose do i bleje ose do i vjedhe, sepse nese ka nje gje qe ai ka punuar fort eshte shkaterrimi i institucionit te votes dhe mohimi i njerzve per te zgjedhur. Eshte nje fatkeqesi qe dreqi e di se kur do shpetojme!