Publikohen pamjet që tregojnë momentin e plagosjes së Edison Begajt, në Vlorë. Atentati ndaj 38-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e të shtunës që lamë pas, ku Begaj u qëllua me katër plumba në këmbë.
38-vjeçari Edison Begaj është qëlluar me 5 plumba nga një person i veshur si polici. Ngjarja ka ndodhur në sytë e fëmijëve të tij të mitur, të cilët ndodheshin në makinë.
Begaj ka ndalur makinën e tij fillimisht në derën e banesës së tij, ku kishte dhe kamera sigurie. Begaj del prej aty dhe diçka bisedon në celular, ndërsa dy fëmijët e tij janë ende në mjet.
Në momentin që ai i drejtohet sërish makinës, autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që fëmijët të tronditur bëjnë disa lëvizje brenda mjetit.
Autori shihet i veshur me rroba policie dhe me kapele në kokë, gjë e cila tërheq dhe vëmendjen e Begajt.
Menjëherë pas plagosjes autori shihet duke vrapuar në anën tjetër të banesës, ndërkohë që fëmijët e Begajt, të trembur shihen duke hapur derëën e makinës.
Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.
Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo, sipas policisë, ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.