Publikohet për të parën herë dënimi për drogë i Gjykatës italiane për Agron Xhafën

Partia Demokratike publikoi sot dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge në Itali.
‘Fatmir Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, që Agron Xhafaj është i dënuar në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë, duke jetuar i lirë nga viti 2013 e më pas, kur vëllai i tij ishte i fuqishëm.
Faktet e provat e dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, ja ku i keni.
Me vendimin 2002 në shtator të vitit 2012, Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 7 vite burg.
Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge’, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.
“Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Vëllai i Fatmir Xhafajt drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA”, tha Bardhi.
Në shtator të vitit 2012 nga ana e Gjykatës së Kasacionit është rrëzuar vendimi për Agron Xhafaj dhe është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Leçes 25.I. 2011. Për Pasojë, vëllai i ministrit fatmir Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Nga shërbimi i vendimit gjyqësor rezulton se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që synonte trafikun mes vendeve të Europës dhe SHBA, marrëveshja e parë ishte shkëmbimi i qindra kilogramë drogë.

Në operacionin për shkëmbimin e drogës merrte pjesë një agjent i DEA-s që iu dorëzua 1 kg drogë.
Së treti është dënuar për bashkëpunimin nga Shqipëria në territorin italian ku ai bënte fshehjen e drogës së dërguar nga Shqipëria.
Është dënuar edhe për marrje dhënie të lëndëve narkotike
Dënimi me 7 vjet e 2 muaj burg është konfirmuar nga Gjykata italiane. Posedohen përgjimet telefonike që zgjatën 1 vit e gjysmë.
Rrjeti kishte ngritur bazat logjistike. Në Bolonja transportuesi ishte vetë Agron Xhafaj.
Janë të paktën 8 raste që nga gjykata e Leces janë dokumentuar implikimet e Agron Xhafajt.
Dokumenti është ai që paraqitet në ekranet e sallës.
Alibeaj: Xhafaj ka përgjegjësinë jo vetëm politike dhe morale por ligjore sepse një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë është identifikimi i personave të dënuar në mungesë, pra detyrë e tij të identifikohej dënimi i tij në Itali që ai të arrestohej për vuajtjen e dënimit prej 7 vjetësh e dy muajsh.
Opozita ia ka bërë të ditur se vëllai i tij është i dënuan por ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

7 pyetje për Xhafajn
1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?
2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Artikulli paraprakSi vëllai i ministrit Xhafaj i dha 1 kg heroinë agjentit të DEA-s
Artikulli tjetërRama, Basha apo Macron-i?