Publikohet videoja: Ja si Rama duke përdorur ushtarët-deputetë të tij po tenton të gllabërojë tokën e shqiptarëve

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe ngritja aty e 6 kullave nga kompania Fusha, e bekuara e Erion Veliajt është një vjedhje e pastër që Edi Rama po tenton ti bëjë tokës publike, pasurisë së çdo shqiptari.

Duke shfrytëzuar PPP-të, Rama mendon se meqë Fusha ka një sipërfaqe prej 950 metrash katrorë, ai kërkon që ti japë edhe 8465 metra katrorë që është pronë publike dhe pasuri e çdo qytetari shqiptar.

Sipas Edi Ramës meqë fusha ka 10% të sipërfaqes, ti japim edhe 90% dhe të ndërtojë 6 kulla, ku të bëhet edhe një teatër tjetër.

Aleanca për Teatrin ka bërë publike edhe një video ku tregohet se si Rama duke përdorur ushtarët-deputetë të tij, ka miratuar një ligj special, për të dhuruar 9565 metra katrorë tokë në zemër të Tiranës.

‘Çështja e Teatrit është vjedhje me ligj e pronës publike dhe private, nëpërmjet një ‘ligji special’ anti-kushtetues, për t’ia dhuruar një klienti të qeverisë. Nuk ka asnjë individ në Shqipëri që nuk preket nga ky precedent i frikshëm diktatorial dhe hajdut’, shkruan Aleanca për Teatrin.

Nga ana tjetër, opozita akuzon se përfituesi kryesor i kësaj skeme është vetë Edi Rama dhe mafia e lidhur me të, ku kërkohen të pastrohen 200 milionë euro para të mbledhura nga trafiqet dhe korrupsioni.

Explanation 2

Çështja e Teatrit është vjedhje me ligj e pronës publike dhe private, nëpërmjet një "ligji special" anti-kushtetues, për t'ia dhuruar një klienti të qeverisë. Nuk ka asnjë individ në Shqipëri që nuk preket nga ky precent i frikshëm diktatorial dhe hajdut. #mbroteatrin #mosguxo

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Donnerstag, 25. Juli 2019

Artikulli paraprakJuventus përgatitet për të shitur dy sulmues këtë verë
Artikulli tjetërPresidenti i La Liga: Mund ta bllokojmë transferimin e Griezmannit te Barcelona