Shembja e Teatrit Kombëtar dhe ngritja aty e 6 kullave nga kompania Fusha, e bekuara e Erion Veliajt është një vjedhje e pastër që Edi Rama po tenton ti bëjë tokës publike, pasurisë së çdo shqiptari.
Duke shfrytëzuar PPP-të, Rama mendon se meqë Fusha ka një sipërfaqe prej 950 metrash katrorë, ai kërkon që ti japë edhe 8465 metra katrorë që është pronë publike dhe pasuri e çdo qytetari shqiptar.
Sipas Edi Ramës meqë fusha ka 10% të sipërfaqes, ti japim edhe 90% dhe të ndërtojë 6 kulla, ku të bëhet edhe një teatër tjetër.
Aleanca për Teatrin ka bërë publike edhe një video ku tregohet se si Rama duke përdorur ushtarët-deputetë të tij, ka miratuar një ligj special, për të dhuruar 9565 metra katrorë tokë në zemër të Tiranës.
‘Çështja e Teatrit është vjedhje me ligj e pronës publike dhe private, nëpërmjet një ‘ligji special’ anti-kushtetues, për t’ia dhuruar një klienti të qeverisë. Nuk ka asnjë individ në Shqipëri që nuk preket nga ky precedent i frikshëm diktatorial dhe hajdut’, shkruan Aleanca për Teatrin.
Nga ana tjetër, opozita akuzon se përfituesi kryesor i kësaj skeme është vetë Edi Rama dhe mafia e lidhur me të, ku kërkohen të pastrohen 200 milionë euro para të mbledhura nga trafiqet dhe korrupsioni.