Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka nxjerrë bllof sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili shfaqet çdo ditë në ekranet shqiptare duke inauguar punët e bëra në kryeqytet, të cilat i shet si arritje të tijat.
Në reagimin e saj, Zhupa shprehet se, Veliaj nuk ka bërë asgjë tjetër përveç betonizimit të qytetit, ndërsa inagurimi i rastit konkret është punë e Bashës.
Reagimi
Veliaj vazhdon të inagurojë punët e nisura nga Basha.
Pati fat që gjeti nga Basha projekte dhe para gati nga investitorët e huaj dhe vendas se ndryshe nuk do dinte çfareë bilanci të bënte në fund të mandatit të tij.
Investimi që u shit sot si punë e Veliajt ka nisur në 2013 nga Lulzim Basha. Ndërsa investimi i tij i vetëm, origjinal, për Tiraneën është Betoni, Mashtrimi dhe Korrupsioni që i mori jetën Ardit Gjoklajt.
Banorët e këtij blloku e dinë të vërtetën dhe askush nuk habitet më nga Mister Mashtruesi.