Publikohet videoja/ Si e bllokoi Rama 3 vjet rresht Integrimin Europian dhe Negociatatat

Edi Rama është njeriu më anti-integrim në vend.I këtij mendimi është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe një video, tregon se si kryeministri bllokoi për tre vjet rresht integrimin e vendit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për shkak të kryetarit të qarkut Fier.

Sipas Vasilit, sa herë shkel Kushtetutën apo bën gati Koncesionin e radhës Rama fillon e flet për Integrimin Europian dhe për Negociatatat.

“Edi Rama njeriu anti-integrim!

A e keni dëgjuar Ramën, që sa herë shkel Kushtetutën apo bën gati Koncesionin e radhës fillon e flet për Integrimin Europian dhe për Negociatatat?

Fillon zbulon armiqtë dhe miqtë e Integrimit.

Po kush më mirë se Rama mund ta bëjë këtë? Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.

Për të freskuar memorjen e te gjithëve ndiqeni VIDEON, që tregon se si Rama bllokoi për tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit të vendit Kantidat të Shqipërisë vetëm e vetëm për një copë Kryetar Qarku në Fier”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Exit mobile version