Edi Rama është njeriu më anti-integrim në vend.I këtij mendimi është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe një video, tregon se si kryeministri bllokoi për tre vjet rresht integrimin e vendit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për shkak të kryetarit të qarkut Fier.
Sipas Vasilit, sa herë shkel Kushtetutën apo bën gati Koncesionin e radhës Rama fillon e flet për Integrimin Europian dhe për Negociatatat.
“Edi Rama njeriu anti-integrim!
A e keni dëgjuar Ramën, që sa herë shkel Kushtetutën apo bën gati Koncesionin e radhës fillon e flet për Integrimin Europian dhe për Negociatatat?
Fillon zbulon armiqtë dhe miqtë e Integrimit.
Po kush më mirë se Rama mund ta bëjë këtë? Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.
Për të freskuar memorjen e te gjithëve ndiqeni VIDEON, që tregon se si Rama bllokoi për tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit të vendit Kantidat të Shqipërisë vetëm e vetëm për një copë Kryetar Qarku në Fier”, shkruan Vasili në reagimin e tij.