Punësimi pas pandemisë! Puna në distancë ka mbetur në disa kompani

Puna nga shtëpia, ose “Smartwork” u masivizua gjatë pandemisë nga Covid-19-ta.

Vendet skandinave, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda janë pararojë, përsa i përket punës në distancë. Madje po aplikojnë punën vetëm 4 ditë në javë. Po në Shqipëri, sa ka mbijetuar koncepti Smartwork?

“Trendet që solli pandemia, në varësi të sektorëve ku operojnë kompanitë, vazhdojnë dhe janë përqafuar veçanërisht nga sektorët e Teknologjisë së Inovacionit dhe Inxhinieritë, Programimi po ashtu. Në të gjitha këto degë vërejmë se puna në distancë respektohet shumë. Tek kompanitë ku proceset e punës janë dhe duhen në terren, normalisht është e vështirë të aplikohet ky koncept. Por përgjithësisht në procese pune që mund të kryhen para një kompjuteri, apo që kërkojnë një angazhim më së shumti intelektual të punonjësit, është përqafuar trendi i punës nga shtëpia”, tha ekspertja për çështjet e punësimit dhe rinisë, Lutjona Lule.

“Pandemia solli në vëmendje edhe rëndësinë e mirëqenies mendore dhe kulturës organizative për të patur një vëmendje më të theksuar tek punëmarrësi, tek mirëqenia e tij, por edhe për t’i mbajtur sa më mirë punonjësit, sidomos punëmarrësit e rinj. Kjo në mënyrë që të mos kemi lëvizje të shpeshta të stafit. E thënë ndryshe duhet respektuar kjo balanca punë-jetë personale, dhe kompanitë po përpiqen të hartojnë politika të burimeve njerëzore, si ta mbajnë më mirë stafin dhe mos ta humbasin fuqinë punëtore, sidomos punonjësit e rinj, tek të cilët kanë investuar dhe ka kontribuar në rritjen e tyre profesionale”, shtoi Lule.

Në Francë p.sh. është e ndaluar me ligj t’i telefonosh apo t’i dërgosh email punonjësit, pasi ka përfunduar orari zyrtar i punës.”

Exit mobile version