Punonjësi denoncon tek Berisha: Punoj 16 orë për 600 mijë lekë, mashtruesi i gjatë thotë do…

Tatimi për të dypunësuarit që do të aplikohet vitin e ardhshëm ka shkaktuar tronditje në masë tek shtresat më të varfra të popullsisë, që punojnë deri në 16 orë në ditë për të siguruar një pagë përmbi minimumin jetik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot shqetësimin e njërit prej këtyre hallexhinjve, që i bën llogaritë e qarta për atë që e pret: “Punonjësi dixhital denoncon rrjepjen nga narkoshteti! Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital” shkruan Berisha në FB.

I nderuar zoti Berisha.

Mashtruesja e tatimeve Delina Ibrahimaj kërkon të mashtrojë opinionin publik sikur tatimin e të ardhurave që do të aplikoje në janar për ne të punësuarit, nuk po e bën se e kanë çuar arken e shtetit në nivelin zero, por “për të krijuar një barazi ndërmjet të punësuarve”.

Së pari, si do të na barazojë kjo mashtruesja kur nuk jemi të barabartë që në orët e punësimit: një individ që merr 60.000 lekë të reja punon një punë 8 orë, ndërsa ne që marrim 2 herë nga 30.000 të reja, me të vërtetë në total marrim 60.000, por ama i marrim në 16 orë!

Së dyti, shefi i kësaj mashtrueses, mashtruesi i gjatë, vazhdon mashtron popullin duke i thënë “kush merr më shumë, paguan më shumë”.

Respekte, respekte dhe vetem respekte për politikat tuaja dhe të qeverisë suaj.

Nga një individ, që ky mashtruesi i ka lënë fëmijët pa bukë, por sipas kësaj mashtrueses do t’i ushqejë me brioshë.

Exit mobile version