Banorët e “Astirit” me pishtarë në duar i janë drejtuar mbrëmjen e sotme shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në zonën e Surrelit.
Forca të shumëta policia kanë shkuar aty, për ët mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli.
Një punonjës i gardës ka debatuar me deputetin e PD-së, Klevis Balliu, të cilit i ka kërkuar që të mos protestojnë aty, pasi sipas tij është një pronë private.
“Nuk është ky vendi për të protestuar, kjo është pronë private. Keni mjaft sheshe për të protestuar.”, tha ndër të tjera punonjësi i Gardës.
Nga ana e tij, Balliu u shpreh: “Ne kemi ardhur paqësisht.
Mos na detyroni të përballemi në mënyra që nuk i shkon përshtat një vendi siç është Shqipëria. Ne mendoj se e kemi kryer detyrën tonë për sonte”.
Më tej ai paralajmëroi Ramën duke thënë: “Nëse nuk na dëgjon, ai do të na ketë sërish këtu”.
Banorët e Astirit marshojnë drejt shtëpisë së Edi Ramës në Surrel.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 8. Januar 2019