Punonjësi i Kryeministrisë zbulon skandalin e ministrit të ri të Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka hapur ‘dosjen’ për ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili zëvendësoi  pas dorëheqjes, Fatmir Xhafajn.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha shkruan se, Lleshi merrte dy rroga shtetërore. Ka qenë një punonjës iKryeministrisë  ai që i shkruan Berishës se, Lleshi ka qenë i vetmi që merrte dy rroga çdo muaj, një nga ministria e Mbrojtjes dhe tjetra nga Kryeministria.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ministri i ri i Brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb “Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”

Exit mobile version