Një punonjës i zjarrfikëseve në Tiranë vrau me armë vëllain e tij pas një konflikti për pronën. Ngjarja e rëndë ndodhi dje pasdite në zonën e Valiasit në Tiranë, ku 36-vjeçari Afrim Kallari ka vrarë me çifte vëllain e tij Ermir Kallari 35 vjeç, dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:25 në fshatin Valias të Tiranës, në një objekt ku vëllezërit punonin të dy si roje, në rrugën e Rinasit. Sipas burimeve, në sherrin mes vëllezërve ka ndërhyrë edhe nëna e tyre, e cila është plagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri.
Mësohet se vëllezërit Kallari kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin për ndarjen e një prone. Ndërkohë, forca të shumta policore kanë mbërritur në fshatin Valias dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Policia ka shoqëruar babain dhe vjehrrin e autorit, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin që ndodhi krimi. Sipas informacioneve, autori i krimit, Afrim Kallari është punonjës në njësinë zjarrfikëse në kryeqytet, në zonën e Kombinatit.
Autori i krimit Afrim Kallari mësohet se është punonjës në njësinë zjarrfikëse në kryeqytet, në zonën e Kombinatit. Ai qëlloi për vdekje vëllain Ervin Kallari. Mësohet se shkak i përplasjes mes tyre ka qenë një konflikt pronësie. Pas krimit Kallari u vetëdorëzua në polici, ku edhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe konfliktit.