Arben SHAHINI
Janë fotot e njërit prej dy krerëve të kartelit të kokainës të Xibrakës. Ermal Hoxha, nipi i diktatorit që u arrestua bashkë me një pjesë të grupit të trafikut të kokainës është liruar vetëm pak javë më parë duke përfituar faljen e dënimit të mbetur natyrisht me bekimin kryeministror. Tani, Ermali shikon pushimet e luksit me paratë e trafikut të kokainës në Dubai. Sikurse shikohet nga fotot, Ermal Hoxha udhëton me një helikopter persoval dhe duhet kuptuar se çmimet në Dubai për udhëtime të tilla janë ndër mjaft të kripura dhe mund të shikojnë vetëm njerëz me pasuri të konsiderueshme.
Ermal Hoxha që nuk ka të shënuar asnjë ditë pune është një prej të tillë personave që shikon pushime të tilla. Ku i ka gjetur paratë? Natyrisht tek trafiku i kokainës. Prokuroria dhe gjykata për asnjë moment të vetëm nuk i sekuestroi pasurinë dhe asnjë herë as nuk tentoi ta bëjë.
Rasti i Ermal Hoxhës, arrestimi dhe lirimi itij është prova më e mirë për atë që do të ndodhë me rastin e Klement Balilit. Për ata që u mallëngjyen me arrestimin e tij të bërë me marrëveshje direkte me kreun e organizatës kriminale në qeveri duhet të dijë se ky do të jetë edhe fati i Balilit.
Ai do të qëndrojë për vetëm pak kohë në burg. Do të përfitojë nga gjykimi i shkurtër. Pastaj koha e mbajtur në paraburgim gjatë hetimeve do ti konsiderohet si dyfishi i asaj që do të dënohet nëse do të ketë një dënim të tillë dhe brenda pak kohësh ai do të jetë duke shijuar paratë e trafikut të drogës njësoj si Ermal Hoxha sot në Dubai.
Ka edhe një mundësi të dytë që ta nxjerrin direkt të pafajshëm dhe ta dërgojnë nga arresti me burg në arrest shtëpie dhe pastaj në liri të plotë si në rastin e Tahirit dhe pastaj duhet të dëgjojmë Ramën ti drejtohet gazetarëve për ti kërkuar ndjesë edhe Balilit se e kishin etiketuar si baron droge.
Kjo është historia e trafikantëve të drogës në shqipëri. Atyre nuk u hun asnjë gjemb në këmbë sepse trafiku i drogës kryhet nën mbrojtjen e organizatës kriminale në pushtet. Eshtë kjo organizatë që bekoi mbjelljen e vendit me drogë dhe po kjo që bën sikur i lufton trafikantët e drogës duke u dhënë garnaci atyre për dënime minimale dhe lirim të shpejtë nga burgu.
Me të drejtë ambasada amerikane dje në një deklaratë të shkurtër për dorëzimin e Balilit i adresohej direkt drejtësisë duke i kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatave gjykim të plotë për rastin e Balilit. Po a ka më sot një drejtësi të pavarur në Shëqipëri në një kohë që të gjitha institucionet e dala nga e ashtëquajtura reformë në drejtësi janë në duart e kreut të qeverisë?
A mund të pritet drjetësi në një kohë që ajo është vetëm një levë politike në duart ve kryeministrit, i cili në fakt kontrollon të gjitha nga KLP tek KLGJ dhe KED?
As që mund të mendohet. Drejtësia e vërtetë mund të lindë vetëm nëse përmbyset i gjithë sistemi i organizatës kriminale në pushtet në të kundërt do të jemi dëshmitarë të procesve farsë dhe qesharakë si ai i djeshmi, ku baroni i drogës, as nuk prangoset nga policia, por nderohet si komanndant, të cilit i bëhen të gjitha nderet e duhura nga shokët e armëve në trafikun e drogës, sot në qeveri.
“RD”