Aktori Alfred Zeneli, artisti i rradhës i lënë në mëshirë të fatit nga “rilindja” ka protestuar sot krejt i vetëm. Reagimi ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar edhe foton.
Vetë aktori Zeneli, në profilin e tij shkruan: “Sot protestova kundra kryeministrit hajvan që po na drejton!”.
Qeveria e punësimit hoqi nga puna një profesionist me arsim të lartë, aktor prej vitesh në Teatrin e Kukullave, me probleme të rënda sot në shëndet: qeveria e koncesioneve dhe e spitaleve falas, qeveria e traut të rrugëve.
Alfred Zeneli ka dal përpara godinës së kryeministrisë me një pankartë në të cilën shkruhet “EDI RAMA TË ARDHSHA PËR PJEKSIN PSE MË HOQE NGA PUNA”.
Zeneli ka statusin e invalidit dhe trajtohet me një pension prej 8 mijë lekësh të reja të cilat sipas tij nuk i dalin për asgjë.
Sipas aktorit, asnjë nga familjarët e tyre nuk është në marrëdhënie pune, dhe të gjitha shpenzimet mundohet t’i përballojë vetëm me 8-të mijë lekëshin që i jep shteti.
“Jam i vdekur sepse jam i pa punë. Kam rregulluar një 8 mijë lekësh pension invaliditeti por s’me dalin për asgje dhe asnjë nga familjarët nuk punojnë. Deri tani më ka ndihmuar motra por edhe ajo nuk ka çfarë bën më tepër, vetëm po të më jap shpirtin”.
I pyetur nga personi që po e filmonte se përse nuk i është afruar më tepër godinës së kryeministrisë ai u përgjigj duke thënë se nuk e kishte lejuar garda.
“Kam dy vjet e gjysëm pa punë. Gjyqi ka mbaruar por nuk e di ça vendimi është dhënë, më kanë nxjerr një problem për shkak të një formulimi të gabuar”, thotë aktori.
Ai shprehet se ka punuar për 11-të vjet në Teatrin e Kukullave deri në momentin kur i është komunikuar shkarkimi nga puna.
“11 vjet kam punuar tek Teatri i Kukllave dhe u pushova nga puna pa asnjë motivacion. Shteti nuk më jep masën e pensionit që meriton kategoria ime, e di që është turp të dal këtu por kjo më ka detyruar t’a bëj”.
Zeneli thotë se do t’a ndjek çështjen deri në Strasburg për t’u kthyer përsëri në punë.