Pushteti ka rënë, është çështje ditësh çertifikimi!

Nga Namir LAPARDHAJA

Afrimi i fushatës zgjedhore do të sjellë tension. Në panik e sipër, do synohet gjithçka.
Presioni, përdorimi i të fortëve, shantazhi, kërkimi i kartave të identitetit, listat me njerëz dhe numra telefoni, do të jenë pjesë e këtij mekanizmi.

Pyetja ime për punonjësit e administratës, për mjekët, infermierët, mësuesit, të rinjtë dhe të rejat, të papunët dhe ata që ndihen të kërcënuar, është:

PO TË MBAJMË TË GJITHË ANËN E SË DREJTËS, ÇDO NA BËJNË?

Ky pushtet ka mbaruar. Është në gramat e fundit. Nuk do të ketë kthim prapa. Mjafton të mbahen zgjedhjet.

Nuk ka një mandat të tretë, ashtu siç nuk do të ketë hakmarrje paszgjedhore. Kush thotë të kundërtën, e bën vetëm për arsye që humbja të jetë sa më e ngushtë.

HESHTJA E STIMULON TË KEQEN! KURAJO FRIKËSON AUTOKRACINË!

DUHET TA MERITOJMË LIRINË DHE DINJITETIN! DUHET GUXIM PËR TË QËNDRUAR!

Exit mobile version