Putin drejton nga Krimeja e pushtuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjendet në Krime, që është gadishull i Ukrainës në Detin e Zi, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Mediat ruse kanë raportuar dje se Putin po e udhëheq sesionin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe do të marrë pjesë në një forum të rinisë.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë, më 11 gusht, Putin ka shfaqur nevojën për shtimin e sigurisë në Krime, pasi Moska pretendon se e ka ndërprerë një komplot për sabotazh nga Ukraina.
Ukraina e ka hedhur poshtë ekzistimin e ndonjë plani të tillë, ndërsa zyrtarët perëndimorë thonë se Moska nuk e ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme.
Pardje, Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se shpjegimi i Rusisë është i “pabesueshëm”.
Prej aneksimit të Krimesë, Presidenti Putin pesë herë e ka vizituar këtë rajon.

Artikulli paraprakNë Turqi arrestohen akademikë e bankierë
Artikulli tjetërItalia, kërcënimi i ri i BE-së?