Tani po dëgjojmë një përgjigje nga ministri i Jashtëm i Ukrainës ndaj propozimit të Putinit për një armëpushim të Pashkëve.
Andriy Sybiha nuk ka dhënë një “po” ose “jo” të qartë për propozimin, por thotë se fjalët e Putinit “nuk mund të besohen” dhe se “Rusia mund të pajtohet në çdo kohë me propozimin për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor”.
Sybiha përshkruan se si në mars, Ukraina ra dakord me propozimet e SHBA-ve për një armëpushim të plotë 30-ditor, por pretendon se Rusia në vend të kësaj “ka rritur terrorin kundër Ukrainës”.
“Putin tani ka bërë deklarata për gatishmërinë e tij të supozuar për një armëpushim. 30 orë në vend të 30 ditëve”, thotë Sybiha. “Fatkeqësisht, ne kemi pasur një histori të gjatë të deklaratave të tij që nuk përputhen me veprimet e tij”.
“Ne duam të shohim që forcat ruse të pushojnë zjarrin në të gjitha drejtimet. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë dhe komunitetit ndërkombëtar të jenë vigjilentë”.