Pyetet për shembjen e Teatrit, Kadare: Nuk dëshiroj të përzihem në këtë çështje

Shkrimtari Ismail Kadare ka komentuar për herë të parë çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim për televizionin TVT Kadare ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në këtë çështje, pasi së pari nuk është në dijeni të situatës dhe së dyti është i sëmurë.

‘Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni’, tha Kadare.

Reagimi i Kadaresë vjen disa orë pasi është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.

Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Artikulli paraprakProtesta mbarëpopullore, thirrje qytetarëve për bashkim dhe reagim
Artikulli tjetërWashington Post: Thirrje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë pas shembjes së Teatrit