Pyetja që nuk mund ti ikë Rama

Bledi KASMI

Nënkryetarit të Komisonit të Jashtëm të Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher i është dashur të presë tre vjet hetime për të zbardhur të vërtetën e fotos së Ramës me Presidentin Obama. Për të kuptuar rëndësinë e këtij hetimi nuk mjafton vetëm pozicioni i Rohrabacher në Kongresin amerikan, por edhe angazhimi direkt i Prokurorit Federal të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder.
Akuza më e rëndë që Rohrabacher ka ngritur është ajo e pastrimit të parave përmes kontributeve në fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara. Ai thotë në denoncimin e tij para drejtësisë amerikane se, “shtetasit e huaj si Rama e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore të SHBA-ve dhe pastrimi i parave përmes kontributeve të fushatës nëpërmjet dikujt tjetër përbëjnë krim”.
I penduari Shehu i është përgjigjur pozitivisht hetuesve amerikanë kur është pyetur për burimet e huaja dhe të dyshimta të financimit të blerjes së dy biletave në shumën e 80 mijë dollarëve, ndërsa implikon direkt Ramën si një nga dy “shtetasit” e huaj që qëndrojnë pas këtij plani.
Ai ka pranuar se i ka dërguar çeqet me vlerën e 80 mijë dollarëve Komisionit për Mbledhje Fondesh të fushatës së Presidentit Obama për të siguruar hyrjen në aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Ramën. Bilali po ashtu ka pranuar se i ka dhënë Ramës informacionin e llogarisë së tij bankare, duke e ditur se do të përdorej për transferimin e 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj për të cilën ai thotë se ishte rënë dakord t’ia kalonte pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh të fushatës së Obamës.
Hetimi amerikan pritet që të plotësohet nga zbardhja e skemës së pastrimit të parave të përdorur nga Bilali dhe Rama në mbledhjen e fondeve të Presidentit Obama. Kjo është ajo që kërkon edhe Nënkryetarit i Komisionit të Jashtëm të Kongresit amerikan. “Nga erdhën këto para? ” pyet Rohrabacher.
Rama nuk mund ti ikë kësaj pyetje. Ai ka bërë foton në sajë të atyre parave. Ai ka pasur në dorë biletën që është blerë me ato para. Tani i duhet të tregojë vetëm diçka të vogël. Ku i gjeti ato para? Hetimet amerikane nuk mbyllen me një pallat një votë. Nuk mbyllen as me dvoranë apo sadushë. I duhet të rrëfehet.
Rama mund të dalë i larë nga kjo histori po aq sa dalin të larë urdhëruesit e kamikazëve që kryejnë vepra terroriste për llogari të shefave të tyre. Të njëjtën gjë ka bërë Rama me Bilalin. E ka përdorur, por kjo nuk e shfajëson nga krimi.

Exit mobile version