Pyetje nga publiku për Edi Ramën: A ishin ftesa dhe biletat për Zahon dhe Rean në ndeshjen e NBA?

Nga Ilir Dako

Fotografitë e percjella për publikun me fotot e Edi Ramës në një ndeshje basketbolli të NBA ndezën reagime të shumta në opinionin publik. Çmimi super i shtrenjtë i një bilete të këtij niveli për një kryeministër të një vendi të varfër që është ekuivalenti i pagave të 60 pensionistëve përbën një skandal duke përllogaritur që shpura e vizitorëve ishte shumë herë më e madhe. I vënë me shpatulla për muri nën akuzat e mësipërme, Kryeministri Rama porositi një “opinion” te Fevzua, ku me përgjigjen e tij pataksi opinionin publik.

Kryeministri shqiptar deklaroi se ishte një biletë dhe ja kishte bërë dhuratë një mik.

Tani që kjo qeveri shtë ngopur me dhurata nuk ka diskutim. Dhuratë i bëri Samir mane gjysmës së qeverisë me bifzekun e Nusretit. Dhuratë i bëri Biznesmeni turk që fitoi tunelin e Llogarasë Ramës dhe Ballukut që u dorovit me 40 milionë euro nga fondet e shqiptarëve. Dhuratë është “avioni Naim” që qarkullon kryeministri shqiptar me “kuç dhe maç”, nuk flasim për vilat dhuratë që kanë marrë nga strategjikët apo koncensionaristët. Edi Rama është mësuar me dhurata të rënda dhe i duket qindarka bileta e NBA.

Duke ju referuar sqarimit “shterrues”të KM shqiptar, opinioni publik duhet të qëndrojë memec kur Edi Ramamerr dhuratë po themi një vizitë me jaht 1 miliardë euro për një javë nga një oligark, dhuratë mund të konsiderojmë Sazanin përshëmbëll që ja dhuron Donald Trump dhe merr si shpërblim mbështetjen për tu bërë sulltan i Shqipërisë. Logjika e dhuratave është një justifikim vanitoz i një kryeministri që e ka ngritur fjalën dhuratë në lajtmotiv të çdo qelize të shtetit shqiptar.

Kështu, fjala dhuratë funksionon në hipotekë ku të marrësh çertifikatën e pronës tënde do japësh dhuratën, e njëjta gjë në inspektoriate, drejtori apo dhe në tenderime që ska asgjë të keqe që të dhurosh 25 përqind që të fitosh tenderin.

Për KM dhuratë është mënyrë qeverisje dhe nuk ka si ti bëjë përshtypje një gjë kaq meskine si kjo historia e NBA.

Nëse për KBashkiakun e New Yorkut konvertimi i një bilete u konsiderua korrupsion dhe është në bangon e të akuzuarit, për KM tonë kjo është një ftesë inocente.

Për tu rikthyer te foto e NBA, ja vlen ti bëjmë një pyetje Kryeministrit tonë të nderuar.

Mirë për ty ishte ftesë nga një mik ilegal që si thua dot emrin, po për Zaon dhe Rean ishte ftesë apo biletë e blerë?

Po për ekipin shoqërues që të kishin ardhur si obortarrë nga pas kush e kishte bërë ftesën?

Artikulli paraprakLetra nga burgu i Burrelit / Bardhyl Belishova: Kurrë sa të jem gjallë as nuk do të hesht e as nuk do të nënshtrohem
Artikulli tjetërLufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!