“Qajnë hallet e diasporës, por shkaktarët e emigracionit masiv nuk japin zgjidhje”, Basha: Vota juaj e rëndësishme për të ndërtuar në Shqipëri shanse për një jetë më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës si një mjet për të ndalur emigrimin masiv të shqiptarëve.

Në një postim në facebook, ai thotë se klasa vjetër politike bën gjoja sikur qan hallet e diasporës dhe nuk jep asnjë zgjidhje, pasi janë ata shkaktarët e emigracionit masiv.

Basha më tej thotë se për Demokratët Euroatlantikë, vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë.

Postimi i plotë i Bashës:

Keni parë që rendin pas votës së diasporës, të obsesuar gjoja me hallet e diasporës. Në fakt shkojnë për interesat e tyre, shkojnë për të marrë vota dhe jo për të dhënë zgjidhje. Emigracioni masiv i shqiptarëve, është produkt i drejtpërdrejtë i kësaj politike, politikës së mbrapsht, politikës së pistë, politikës së korruptuar, i pazareve korruptive. Ndaj për ne, vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë, sepse Shqipëria meriton më shumë dhe vëllezërit dhe motrat tona në emigracion meritojnë më shumë.

Artikulli paraprakVeliaj telefon në burg? Gazetarja zbulon DETAJE: I pari që e ka vizituar dje në qeli është pjesë e hetimit
Artikulli tjetërDo të kandidojë për Koalicionin Euroatlantik, pedagogu dhe mjeku Gazment Koduzi: Besoj te një politikë që jep llogari dhe mban përgjegjësi