Qarkullim kuadrosh në Bashkinë Mat për t’i detyruar të ikin nga puna për t’i zëvendësuar me militantë

Nga Denisa VATA

Qarkullim kuadrosh në Bashkinë Mat si në kohën e Komitetit!

Vetëm se kuadrot i mban afër për të bërë pislliqe me buxhetin dhe merret me puntorët e thjeshtë.

Punonjësit e Ujsjëllësit të Macukullit i çon në Ulëz. Të Ulzës në Macukull. Të Bazit në Lis, etj. Nga Macukulli ne Ulëz duhet 1 orë e 45 minuta. Rruga vajtje ardhje kushton rreth 700 Lekë të reja në ditë. Paga e një punonjësi është rreth 27.000 lekë të reja në muaj.

Tani bëni llogaritë vetë se sa para çojnë në shtëpi këta kryefamiljarë që duhet të sigurojnë jetesën e fëmijëve të tyre.

Pra luajnë me pritshmëritë e familjeve të tyre.

Përpos llogaritjes së shpenzimeve edhe faktin që pas gjithë këtyre halleve vajtje ardhje, duhet edhe të punojnë. Lind pyetja: A kanë më mundësi këta njerëz të thjeshtë të jenë pranë komunitetit me shërbime?!A nuk është më mirë që këta të kontribuojnë në zonën ku banojnë, pasi njohin me mirë zonën, hallet e njeri-tjetrit, janë të afërt kështu që dhe shërbimi kryhet më mirë?!

Ata duan t’i detyrojnë të ikin nga puna dhe t’i zëvendësojnë me një tjetër hallexhi që ka shitur votën apo ka qenë viktimë e një kontrate fallco. Apo një fjalë të dhënë që “kur të vijmë ne do të të rregullojmë”. Dhe kështu njerëzit e thjeshtë dergjen halleve e rrugëve të depersonalizuar.

Ndërsa ata specialistët e vjedhjeve të votave e të korrupsionit qëndrojnë në paradhomë.
Ata duhen për korrupsionin e ditës, për vjedhjen e ditës dhe planin për vjedhjen e rradhës nesër…

 

Exit mobile version