Qazim Laçi debuton si kapiten në fitore, goli i mesfushorit që braktisi Kosovën për Zvicrën nuk ndal dot Murinjon. Mësoni rezultatet

Ndeshjet e para të turit të dytë të Ligës së Kampioneve kanë dhuruar rezultate interesante me futbollistë shqiptarë si protagonistë në fushën e lojës.

Qazim Laçi ka qenë sot për herë të parë kapiteni i Spartës së Pragës, në ndeshjen ndaj Shamrok Rovers që nisi rrugëtimin e skuadrës çeke në kompeticionin më ë rëndësishëm për klube në kontinent. Sparta e Pragës fitoi me shifrat 2-0 ndeshjen në transfertë, teksa Laçi luajti pak më shumë se një orë, ashtu si edhe Indrit Tuci i cili ishte gjithashtu titullar e më pas i la vendin Ermal Krasniqit.

Ndërkohë, në Zvicër është luajtur një ndeshje shumë argëtuese mes Luganos vendas dhe Fenerbahçes që drejtohet tashmë nga Zhoze Murinjo. Fenerbahçe fitoi 4-3 falë tregolëshit të Edin Xhekos, ndërsa për ekipin vendas gjeti rrjetën edhe mesfushori Uran Bislimi, i cili dy vite më parë vendosi të linte Kosovën për t’iu bashkuar përfaqësueses së Zvicrës.

REZULTATET

Bodo/Glimt-RFS 4-0

FK Panevezis-Jagiellonia 0-4

Linkoln Red Imps-Karabak 0-2

APOEL-Petrokub 1-0

Malmo-Klaksvik 4-1

FCSB-Makabi Tel Aviv 1-1

Dinamo Kiev-Partizan Beograd 6-2

Ferencvarosh-TNS 5-0

UE Santa Koloma-Midtjylland 0-3

Lugano-Fenerbahçe 3-4

GOLI I BISLIMIT (VIDEO)

Shamrok Rovers-Sparta Pragë 0-2

Artikulli paraprakFaktori i fshehur që nuk ju lë të humbisni peshë, ja çfarë duhet të bëni për të mbrojtur shëndetin tuaj
Artikulli tjetërPartitë pro-ruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi, SHBA e shqetësuar: Janë kundër sanksioneve të vendosur ndaj Moskës