Kompeticioni Liga e Kombeve dhe ndeshja e parë me Ukrainën – “Mezi po presim që të vazhdojmë një aventurë të re në kompeticionin Liga e Kombeve. E kemi për detyrë të bëjmë maksimumin pas paraqitjeve në Europian. Për mua është një ndeshje e veçantë me Ukrainën sepse luajmë në Çeki te stadiumi im”.
Ndeshja me Gjeorgjinë në “Air Albania”–”Janë kundërshtarë të fortë, edhe Ukraina dhe Gjeorgjia ishin pjesë të Europianit. Është shumë e rëndësishme që tifozët të vijnë e të na mbështesin si në Gjermani. Do të jetë një moment i bukur për të gjithë lojtarët dhe sidomos për të gjithë tifozët që do të vijnë në stadiumin “Air Albania”, pasi është ndeshja e parë pas Europianit. Kemi shumë nevojë për tifozët për mbështetjen e tyre, si ndaj Gjeorgjisë dhe në ndeshjet e tjera”, përfundoi Laçi.