Nga Flutura Açka
Rast flagrant nga televiziv 6+1 Vlora: fyerja e gazetares Afrovita Hysaj
Menjëherë sapo mësova nga kolegët e gazetares Afrovita Hysaj për fyerjen e rëndë publike që i është bërë asaj nga televizioni 6+1 Vlora tv, në faqen e tij online, u përpoqa ta gjej lajmin në faqen e Tv në fjalë, por duket që lajmi është fshirëë. Kjo nuk do të thotë se janë fshirë gjurmët e këtij krimi mediatik dhe shoqëria, organizatat e gazetarëve, dhe veçmas AMA (Autoriteti i Mjeteve Audiovizive), nuk duhet të ndëshkojnë keqeërësit.
Çështja e kontrollit të faqeve online të po atyre tv-ve të licensuara nga AMA, ku ata thjesht zbardhin produktet e tyre pēr një publik mē të gjerë, është ngritur me forcë në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në dëgjesat me AMA-n dhe rasti në fjalë nuk duhet t’i shpëtojë s lentes sē kontrollit të saj, pasi janë përgjegjës po të njëjtët njerëz të licensuas nga AMA për të respektuar kodin e etikës dhe detyrimin për të informuar drejt publikun shqiptar, dhe mbi të gjitha, për të respektuar autoritetin e punonjësve të medias.
Fyerja e rëndë nga Televizionit 6+1 Vlora ndaj gazetares Afrovita Hysa për shkak të detyrës, duhet të ngrejë në këmbë edhe organet e tjera rë shtetit shqiptar pasi është m’në linçim i hapur publik që i bëhet jo vetëm nukë qytetareje shqiptare të mbrojtur nga Kushtetuta, por mbi të gjitha nje zëri publik të qytetarëve dhe të interesave të tyre, pra të vetë pushtetit të qytetarëve.
Asnjë argumentonm procedurial të AMA-s dhe organeve e tē tjera me detyrë të ruajnë mjedis të shëndetshëm mediatik nuk e justifikon cënimin e lirisë dhe fyerjen publike që i është bërë gazetares.
Lajmi i turpshëm i publikuar më 24 tetor 2023:
“Pr…tuta Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës”
Siç edhe kam vërejtur nga kolegët gazetarë, nga organizatat në mbrojtje të gazetarëve dhe qasja e opinionit publik, ky rast jo vetëm është trinditës, por edhe rikthen debatin publik se KUSH duhet të mbajë përgjegjësiësi për ÇFARË.
Edhe pse një kanal privat dhe me faqen e tij online, që mund t’i fshihet fajësia për shkak të procesit të përmirësimi të legjislacionit, kanali 6+1 është, dhe ka detyrimin ligjor të jetë, në shërbim të publikut dhe jo të oërdoret si mjet privat për të linçuar qytetarë, aq më tepër, gazetarë. I njëjtë ishte edhe rasti i pak ditëve më parë ndaj gazetarit Gjegj Zefi.
Ndaj vetëm një ndjesë e rëndomtë nga keqbërësit duhet të jetë e pamjaftueshme. Nëse AMA ka kompetencë të plotë, duhet të veprojë, nëse nuk e ka të gjejë rrugët për përmirësimin e kompetencave të saj në mbrojtje të punëtorëve të medias shqiptare.
Në emër të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, dhe në emrin tim, shpesh mbështetjen e hapur ndaj gazetarëve. Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse të merren me seriozitet me rastin flagrant në fjalë dhe të shprehin mbështetjen e tyre morale dhe ligjore ndaj medias shqiptare.