“Që po protestoni kundër Bashës e Alibeajt e dimë, por kini pak më shumë respekt për inteligjencën e njerëzve”/ Gaba: Jeni bërë meme!

Pas akuzave nga Shkodra të Nokës dhe Bardhit, është përgjigjur në një reagim në profilin e tij në facebook, anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba.

Gaba shprehet se këta që kanë akuzuar njëri-tjetrin për dy vite me radhë si pengje të Ramës, tani akuzojnë të tjerët për atë që të ndarë akuzonin njëri-tjetrin.

“Që po protestoni kundër Bashës e Alibeajt e dimë, por kini pak më shumë respekt për inteligjencën e njerëzve, sepse ua kanë pirë lëngun akuzave që i keni bërë njëri-tjetrit për vila 740 mijë eruroshe, për shitje të kauzave, për vrasje, qen, mace, shoqata, dhe nuk kanë më ngenë të dëgjojnë riciklimin e këtyre akuzave, që me aq talent shpalosnit ndaj shoshoqit, drejt të tjerëve.” – shprehet më tej ai.

Nën titullin “Shën-Velentin në papafingo”, Gaba shkruan se jeni bërë Meme dhe jeni të pabesueshëm.

Më poshtë reagimi i plotë:

Shen Valentin ne papfingo…

Keta kane akuzuar per 2 vite njeri-tjetrin si pengje te Rames, tani, nga lartesia morale dhe koherenca e kristalte, akuzojne te tjeret per ate qe te ndare akuzonin njeri-tjetrin.

MEME!

Qe po protestoni kunder Bashes e Alibeajt e dime, por kini pak me shume respekt per inteligjencen e njerezve, sepse ua kane pire lengun akuzave qe i keni bere njeri-tjetrit per vila 740 mije eruroshe, per shitje te kauzave, per vrasje, qen, mace, shoqata, dhe nuk kane me ngene te degjojne riciklimin e ketyre akuzave, qe me aq talent shpalosnit ndja shoshoqit, drejt te tjereve.
Kjo eshte politike e skaduar me kohe, nese jeni per ndryshimini, receta eshte mjaft e thjeshte:

-mbroni spak nga Rama dhe te korruptuarit;
-tregoni koherence ne raport me vlerat e shpalllura ne raport me partneret;
-mbani qendrime te qarta per ceshtjet parimre;
-ofroni alternative e jo sharje.

Te shkosh deri ne Shkoder per te sulmuar Bashen, nderkohe qe nuk ke asnje bosht vleror per veten, nuk eshte politike, por zhytje ne batakun e nje loje te vjeter e te ndenjur, qe kuterbon, duke mbajtur qytetaret larg opozites…

Exit mobile version