Që ta dini…

Bledi KASMI

Mos i merrni për trima këta përdhunuesit që pozojnë me kallash. Njërit ja kanë hequr njërin sy, se i ngeli plumbi brenda, tjetrit i kanë shkurtuar njërën këmbë.
Vemjet bëjnë të fortin me një vajzë jetime se me të tjerët të…Eshtë mjerim për një vend dhe një popull që duron akoma të dëgjojë histori të tilla vetëm se në krye të vendit vazhdon të lejojë një psikopat.
Brenda 24 orëve zhduken plehrat nëse mundemi të bashkohemi fort. Do ti shikoni t’ia mbathin të veshur si prostituta, me fustanë grash, me paruke të gjata, apo të maskuar me qeleshe.
Do porosisin çartera dhe gomone për të ikur për ti shpëtuar tmerrit. Prandaj gjëja e parë që duhet të kuptoni është se forca e të gjithë neve është një vullkan përpara këtyre fundërrinave.
S’ka forcë në botë ta ndalë revoltën e një populli që po e përdorin për eksperimente një tufë horrash. Mos pyesni askënd në këtë bashkim se s’ka ambasadë dhe ambasador që t’u dalë kundra. Organizimi është çelësi dhe për këtë duhet menduar, por ai mund të lindë edhe thjesht fare, vetëm përmes një thirrje në facebook, nga njerëz të duhur apo organizma të duhur dhe prej aty do të nisë edhe orteku që do ti fshijë.

Artikulli paraprakHjekësi Artan Hoxha në shërbim të mafias
Artikulli tjetërDel ekspertiza për Xhisiela Malokun: Konfirmon masakrimin nga torturat