Qëllimet e Moskës në rajon, studiuesi austriak: Rusia nxit destabilitet në Ballkanin Perëndimor

Dezinformata truse kanë arritur të ndikojnë në Ballkanin Perëndimor ndërsa ato synojnë të destabilizojnë rajonin. Studiuesi austriak, Dietmar Pichler, deklaroi për A2 CNN se Shqipëria dhe Kosova janë më pak të prekura, por në të dy shtetet shqiptare synohet që të nxitet një narrativë kundër Perëndimit.

“Nëse vendi juaj ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, është nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe që është shumë e afërt me ideologjinë ruse, atëherë ndikimi është shumë i dukshëm, ndërsa në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë ndikimi është më i ulët dhe tentohet që tëp rishen miqësitë me Perëndimin duke krijuar konfuzion edhe në nivel shtetëror”, tha ai.

Austriaku thotë se Rusia përmes dezinformatave ka dy qëllime në Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se Rusia synon të arrijë dy qëllime, e para që të krijojë një lloj aleance me të gjitha vendet ku dominon Kisha Ortodokse, duke dashur të promovojnë një unitet sllav dhe të çojnë përpara idetë e tyre pan-sllave që i njohim nga historia, ndërsa e dyta dëshiron të krijojë destabilitet, madje ka që mbështesin tezat se kërkon një luftë për të tërhequr vëmenjden nga Ukraina, që është pak kontradiktore nga ideja e parë për të qenë forcë dominuese, por në vende të cilat kanë orientim të qartë synojnë që të shkaktojnë sa më shumë dëme”, përfundoi Pichler.

Operimi i mediave ruse në Serbi, sipas Pichler, është një kërcënim për paqen në rajon pasi ato japin një realitet krejt tjetër të situatës në botë, ndërsa tentojnë të bindin audiencën se çdo gjë që thotë e vepron Perëndimi është gabim.

Exit mobile version