Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në “Real Story” në ABC News, foli për situatën politike në Partinë Demokratike dhe mitingun e ish-kryeministrit Sali Berisha për vulën e PD-së.
Ai u shpreh se protestat që nuk vënë në siklet kryeministrin Edi Rama, lodhin mbështetësit, ndërsa shtoi se qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës, pasi e di që nuk e bën dot.
Më tej ai tha se Berisha organizon protesta kundër SPAK dhe vetë opozitës.
“Këto lloj protestash nuk i bëjnë asgjë Ramës. Thjesht lodh ndjekësit e tu dhe krijon rritje të mosbesimit. Kjo ndodhi me Bashën. Protestat bëhen kundër SPAK dhe vetë opozitës. Qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës, se e di që nuk e bën dot. Fjalimi i sotshëm i Berishës nga ballkoni ishte kryekëput për SPAK. Ajo protestë ishte për të prodhuar alibinë që SPAK po dënon liderin e opozitës.”, tha ai.