Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër. Bëhet e ditur se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonë. Sipas burimeve, plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, në qendër të Vaut të Dejës.
Personi i plagosur është identifikuar si Ermir Simoni, 40 vjeç. Të njëjtat burime saktësuan se, Simoni është pronar i një elektroauto në zonë.
I plagosuri ështe dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia bëri të ditur se është vënë në kërkim të tij.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga ana e Policisë.
Pak ditë më parë u plagos me armë biznesmeni Xhevat Vataksi në Shkodër. Vataksi është transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Darragjat.
Mësohet dhe se 60 vjeçari zotëron disa biznese në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë. Si dhe së bashku me vëllezërit ka në pronësi restorantin e njohur në hyrje të Shkodrës “Vëllezërit Vataksi”.