Qëndrimi zyrtar i Trump; Serbia të njohë Kosovën, nuk flet për ndryshim kufijsh

Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Presidentit Trump përmes një mesazhi të lëshuar sot. Në mesazh thuhet se Shtetet e Bashkuara kërkojnë njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në asnjë rresht të deklaratës nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh.

Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë është I njëjtë me qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, I cili po ahstu ka kërkuar që dialogu mund të avancojë pasi Serbia të njohë Kosvën si shtet gjë që deri tani ëhstë kundërshtuar nga Beogradi në koordinim të plotë me argatët e vet në Prishtinë dhe Tiranë.

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të lenë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.

Në një deklaratë me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha:

“Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit.”

“E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik,” tha zëdhënësi.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të veprojnë tani e të mos ua lënë punën brezave të ardhshëm.

Exit mobile version