“Qëndrojmë në krah të drejtësisë”/ Basha: Nuk mund të kërkosh hetim të Edi Ramës dhe pastaj të godasësh SPAK-un

Basha u shpreh nga Vlora se Partia Demokratike qëndron në krah të drejtësisë. Ai tha më tej se nuk është logjike që të kërkosh hetim të Edi Ramës dhe pastaj të godasësh mëngjes e mbrëmje SPAK-un.

“Ndaj mbështetja që i jepet SPAK-ut i jepet sepse shqiptarëve u ka ardhur në maj të hundës me 34 vite pandëshkueshmëri. Këtu buron edhe mbështetja për SPAK, por është në funksion të rezultatave. Ndaj në funksion të barazisë para ligjit, PD i jep mbështetje pa kushte SPAK.”
– tha kreu i PD-së, Basha.

“Para disa ditësh dyshi i njëshit, doli një një intervistë të gatitur për të marrë azil politik, nuk tha ndonjë gjë që shqiptarët nuk e dinin por diçka ndodhi që s’ka ndodhur në 24 vite. Ish zëvendëskryeministri tha që kryeministri është pronari i vërtetë i inceneratorëve. Është përfituesi financiar i inceneratorëve. Ndaj PD e ka për detyrë elementare të përcaktojë një qëndrim të qartë sa i takon hetimeve anti korrupsion të SPAK. Kjo është një logjikë fare e thjesht, nuk mund të jesh kundër korrupsionit dhe të kërkosh hetimin e Edi Ramës dhe pastaj të godasësh ata që kanë për detyrë ta bëjnë hetimin.”

IMG 20240210 WA0005

Exit mobile version