Shumë pronarë dhe adhurues të qenve e ndjenjë një lidhje të veçantë me miqtë e tyre katër-këmbësh. Nga blerja e dhuratave e deri tek organizimi i festave të ditëlindjes, njerëzit duan ta rrethojnë veten me anëtarë të mbretërisë së kafshëve.
Sidoqoftë, sipas “WebMD”, ka disa kafshë të cilat kanë fuqi të pazakonshme dhe mund t’i shpëtojnë njerëzit nga rrethanat e rrezikshme duke i detektuar dhe parandaluar problemet shëndetësore.
Qentë në veçanti janë miqtë e njeriut të cilët mund ta detektojnë kancerin te njerëzit.
Por, si saktësisht mundet një qen ta detektojë kancerin te qeniet njerëzore?
GJITHÇKA KA TË BËJË ME AROMËN
Qentë kanë një shqisë të jashtëzakonshme të nuhatjes e cila është 10,000fish më e mirë sesa e njerëzve.
Kështu, qentë mund ta detektojnë kancerin duke e nuhatur frymëmarrjen e njeriut. Kjo i lejon qentë të jenë të aftë ta nuhasin kancerin e mushkërive me një saktësi prej 93%.
SI NDODH KJO?
Tumorët e qelizave kanceroze lirojnë sasi të vogla të përbërësve toksikë organikë të paqëndrueshëm (VOC) të cilët nuk gjenden në indet e shëndetshme. Qentë mund t’i nuhasin këta përbërës brenda pak minutave dhe shpeshherë acarohen nga këta përbërës.
Aftësia e qenve për t’i detektuar këta përbërës mund të shpijë në teknika të reja për detektimin e kancerit. Fuqitë e mahnitshme të nuhatjes bëjnë që qentë të kenë aftësi t’i detektojnë edhe nivelet e rritura të sheqerit në gjak të cilat shpijnë në konvulsione diabetike.