Bardh SPAHIA
Kush e mendonte se do e shihnim sherbetorin e krimit, hajdutin e regjur, piktorin “europian“, në gjendje të mjeruar, të plakur edhe nga pesha e zullumeve, e i diskretituar ndërkombëtarisht, si hajdut ordiner votash, në bashkëpunim me trafikantë.
Eshtë aq i kapur prej tyre, sa as nuk luan dot rolin e personit qoftë edhe modestisht të përgjegjshëm, për të reaguar minimumi kur drejtuesit e institucioneve publike i vënë në dispozicion listën e punonjësve te tyre, që personi që sot është në burg për trafik droge, t’i kërcënojë për t’u marrë votën!
Nëse për Saimir Tahirin foli për “dru të shtrembër brenda nesh“, para trafikantëve të atij kalibri, Edi Rama rri gatitu dhe e qep gojën edhe kur i del boja sesi kriminelët komandojnë shtetin, e madje kanë akses edhe në listat e deputeteve te PS!
Prandaj ashtu i mjerë se nuk ka nga ia mban, zvarritet në fushatë, e as vetë nuk bën dot më batuta sepse nuk e “frymëzojnë“ fytyrat e zymta të atyre që detyrohen t’i bëjnë spektatorin! As nuk guxon të thotë se si edhe qeveria e Hollandës mendoka njëlloj si parlamenti se krimi e korrupsioni, nuk janë modeli që duan të kenë mes tyre e prandaj do i thonë JO hapjes së negociatave.
Duhet t’ja kete thënë edhe Cakaj që ishte vetë atje, bashkë me qëndrimin se Holanda s’ka asgjë me shqiptarët, e se dritën jeshile do e hapë për Maqedoninë e Veriut! E ka thjesht me kryeministrin që e mban vendin peng me krimin e oligarkët, e këtë e kanë krejt të qartë!
Sado frikë nga kriminelët, ky kryeministër ende nuk e ka kuptuar se kush vendos në këtë vend! Janë qytetarët, durimi i të cilëve ka mbaruar, e nuk i kanë asnjë kusur, që t’i mbajë peng! #8QershorParaKryeministrisë#RamaShporru