Qesharak dhe i vogël deri në fund!

Nga Edi PALOKA

Perdori fatkeqesine e dy femijeve pas termetit , vetem qe te bente nje foto me Cristiano Ronaldon ne Itali ! Tani ka perfituar nga samiti per te bere nje foto me Di Caprion . Po ngaqe e kupton dhe vete se sa qesharak behet nje kryeminister qe i kerkon foto nje aktori, si te jete ndonje fans adoleshent , e shet gjoja si foto te rastesishme gjate nje diskutimi mes dy personave qe “i lidh mbrojtja e Vjoses”!

Ne fakt , postin e kryeministrit , pervecse per te vjedhur shqiptaret, Rama e ka perdorur ne menyre te paskrupullt edhe per te realizuar tekat e tija prej adoleshenti te perkedhelur duke filluar nga fotot me personazhe VIP te artit dhe sportit deri tek hapja e ekspozitave personale ne galerite me te njohura e me te shtrenjta te globit . Sidoqofte duhet pranuar se ka bere goxha perpara qe nga koha kur ishte ne rolin e “artistit” barbon te katakombeve ne Paris, atje ku e gjeti Nano “me thonj te paprere”!

11

Artikulli paraprakBerisha nga Kamza: Protesta të pa ndërprera për përmbysjen e regjimit
Artikulli tjetër“Ligjërimi i patronazhistëve”. Sula: Rama do ketë një ushtri tjetër të mirë paguar për t’ju mbledhur çdo informacion shqiptarëve