Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë u bën thirrje të gjithë të përndjekurve politike të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita në 27 janar ora 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Të përndjekurit politikë kanë më shumë se kurrë sot, motiv e arsye të protestojnë ndaj një qeverie që ka hequr çdo maskë në raport me ne, e po shfaqet gjithnjë e më armiqësore në të njëjtën linjë politike e logjikë me etërit e tyre politikë e gjenetik të diktuarës komuniste.
Ditë më parë qeveria, nëpërmjet ministrit të Financave deklaroi se ka ngrirë edhe atë fond modest që kishte miratuar në buxhet për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe po tenton të ndryshojë ligjin, duke përjashtuar nga kompensimi trashëgimtarët.
Ky është një akt i drejtpërdrejtë armiqësor i qeverise Rama një rikthim i pastër i luftës së klasave të aplikuar për 50 vite nga etërit e tyre politikë e gjenetikë.
Por ky nuk është akti i parë e i vetëm armiqësor i qeverisë Rama me të përndjekurit politikë.
Që nga ardhja në pushtet në vitin 2013 janë me qindra akte të tilla që dëshmojnë për një qëndrim të qartë politik, një strategji të llogaritur mirë kundër të përndjekurve sipas parimit të luftës së klasave.
Vetë fakti që pjesë e qeverisë Rama dhe të institucioneve shtetërorë të kontrolluara nga qeveria janë nga radhët e prosektorëve tanë apo pinjollë gjenetikë të tyre është i mjaftueshëm për të kuptuar qëndrimin dhe mendimin që kjo qeveri e ky pushtet ka dhe manifeston ndaj të përndjekurve politikë antikomunistë, gjë që është tashmë e vërtetuar edhe me vendimet apo veprimet e tyre.
Prandaj pjesëmarrja jonë në protestë është e rëndësishme, pasi ne më mirë se çdo shqiptar tjetër vlerësojmë lirinë e demokracinë, për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë. Në se na i marrin sot siç po tenojnë të bëjnë nesër do të jetë vonë.
Do të jemi në protestë për t’i thënë Jo rikthimit të politikave e praktikave të diktaturës komuniste dhe Sigurimit të Shtetit, për të mbrojtur interesat dhe dinjitetin tonë e të familjeve tona. Nëse diktatura po bëhet realitet lufta ndaj saj është pa tjetër një detyrim i yni. Le t’’i përgjigjemi të keqes së bijve me të njëjtin qëndrim, ideal e sakrificë që të parët tanë ju përgjigjën terrorit të etërve.
Zoti i bekoftë të përndjekurit politikë antikomunistë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë
Nebil Çika