Qeveria braktis homazhet për Artistin e madh

Në ceremoninë e mbajtur në pallatin e kulturës “Aleksandër Mosiu” në Durrës, në nder të Artistit të merituar, Fadil Hasa morën pjesë figura të njohura të artit e kulturës në vendin tonë, po ashtu dhe përfaqësues të qeverisë lokale dhe asaj qendrore.
Ndërkohë që ajo që u vu jo pak re ishte mungesa e përfaqësuesve të lartë të qeverisë Rama, apo ministrave të saj.
Djali durrsak, Ron Koka, ishte ai që mbante në duar kurorën në emër të kryeministrit Edi Rama, pasi është pjesë e stafit të Kryeminstrit aktual.
Koka është djali i Nar Kokës, një figurë jo pak e njohur në politikën shqiptare, por edhe në vendosjen e fateve të qeverisë, kujtojmë këtu koalicionin Rama-Meta në qeverisjen e kaluar.
Nga ana tjetër në këto homazhe kanë qenë të pranishëm kreu i Partisw Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët kanë vlerësuar lart figurën dhe rolin e Hasës në vendin tonë, që me humorin e tij arriti të zbukuronte sadopak jetën e shqiptarëve.

fadil hasa 1

Artikulli paraprakPS anullon marrëveshjet me Gjermaninë për financimin e biznesit të vogël
Artikulli tjetërRaporti konfidencial i Bankës së Shqipërisë, Tabaku: Patrim parash nga bankat