Qeveria dhe shtabi i saj i emergjencave totalisht jashtë loje! Specialisti: I vetofrohem për asistencë Qeverisë

Nga Roland BEJKO

Kush të mundet le tia përcjellë Edi Ramës.

Nisur nga përvoja ime si Prefekt, si ish Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Vendor në MB dhe falë edhe formimit në menaxhimin e krizave në rastet e fatkeqësive natyrore, me bindjen që shqiptarët janë para partisë, jam i gatshëm t’i vet ofrohem (pa pagesë) për asistencë Qeverisë, për t’i dhënë një dorë në hartimin dhe zbatimin në terren të një plani të detajuar masash organizative dhe menaxheriale pasi deri tani me aq sa duket, Qeveria dhe shtabi i saj i emergjencave është totalisht jashtë loje.

Është e pafalshme që ende sot pas tre ditëve, të ketë banorë nëpër fshatrat e perimetrit të dëmeve të tërmetit që të thërrasin për ndihmë nëpër rrjetet sociale sepse askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk i ka kontaktuar ende.

  1. Nuk bëj shaka, sepse nuk është dita për të tilla gjëra.

Sinqerisht, Roland Bejko

bejko

Artikulli paraprakBasha në Laç me banorët: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore edhe në Kurbin
Artikulli tjetërZyrtare! 46 persona kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues, Ministria publikon emrat