Qeveria e Edi Ramës vijon të rëndojë klimën e biznesit, vendos një tjetër barrierë antiligjore

Qeveria e Edi Ramës vijon të rëndojë klimën e biznesit në Shqipëri, vendos një tjetër barrierë proçeduriale antiligjore. Çdo biznes nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet, por me agjensinë pa ekspertizë dhe pa kapacitet ADISA.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTORI I KABINETIT TË PD, DORIAN TELITI

Qeveria e Edi Ramës ka marrë këto ditë një vendim që godet çdo biznes tatimpagues dhe që përkeqëson më tej klimën e biznesit në Shqipëri.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, qeveria ka vendosur që çdo biznes, i vogël apo i madh qofte ai, nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet dhe nuk do të marrë më shërbimet e nevojshme pranë sporteleve të organit tatimor.

Tatimpaguesit shqiptare do të futen në rradhët e gjata të sporteleve të Agjensisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), e cila nuk ka as ekpertizën, as kapacitetet për të përballuar kërkesat dhe volumin e punës për të dhënë përgjigje për çdo shqetësim që tatimpaguesit kanë.

Sipas Ligjit për Proçedurat Tatimore, detyra parësore e organit tatimor është dhënia e shërbimit tek tatimpaguesi, por me vendimin e fundit të qeverisë, nëse bizneset do të kenë nevojë për sqarim apo ndihmë nga tatimet, do ta gjejnë këtë derë të mbyllur, pasi klima e mirë për biznesin nuk është prioritet për Edi Ramën.

Tatimet do të funksionojnë vetëm për të shtydhur bizneset, për t’u marrë edhe qindarkën e fundit nga taksat e rritura për t’u turrur si ujqër kur të jete koha për kontroll, por nuk do të japin më asnjë shërbim për biznesin.

Vemendja e qeverisë nuk shkon në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes.

Perkundrazi!

Në vend që t’i kushtohet më shumë vëmendje marrëdhënies tatimpagues – administratë, me qëllim rritjen e performancës së bizneseve, duke i ndihmuar ata gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë, qeveria vendos edhe një tjetër barrierë proçeduriale, e cila rëndon akoma edhe më shumë klimën aktuale negative që po përjeton ekonomia shqiptare.

Zgjidhje ka, dhe shumë shpejt do të bëhet realitet.

Partia Demokratike ka një plan të thjeshtë dhe të qartë për biznesin!

Tatimpaguesi në piedestal, një sistem tatimor të thjeshtë dhe shërbëtor për biznesin, minimizim të kontrolleve tatimore, taksa të ulëta, hapje të vendeve të punës dhe më shumë para për njerëzit e ndershëm të këtij vendi.

Artikulli paraprakKosova me sy e veshë nga Praga
Artikulli tjetërNobeli për Letërsinë/ Basha: Tronditëse dhe e tmerrshme! Ditë trishtuese për vlerat tona…