Qeveria e Rilindjes e ka varfëruar deri në palcë Shkodrën!

Nga Qamil Gjyrezi

1.Lulzim Basha ringjalli shpresën për shkodranët dhe studentët! Kreu i P.D.-së Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në Shkodër, për të ftuar qytetarët në protestën e 16. Shkurtit. 2019. Zoti Basha ka zhvilluar disa takime për protestën që do të rrëzojë qeverinë e majtë të krimit, drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës. Zoti Basha u takua me shumë qytetarë shkodranë, tregtarë të vegjël të dyqaneve dhe tregut të Zdrales.
Qytetarët dhe bizneset e vogla dhe ato të fazoneve në Shkodër shprehën indinjatën e tyre për qeverinë e korruptuar të Edi Ramës. Qytetarët dhe biznesmenët shkodranë shprehën mbwshtetjen dhe dëshirën e tyre për të marrë pjesë në protestën e datës 16. Shkurt. 2019 në Tiranë, për rrëzimin e qeverisë “klikë oligarke” të shitur dhe të lidhur me krimin vendas dhe atë ndërkombëtarë. 2. Qeveria Rama i shkërmoqi ëndrrat njerëzore.
Qeveria Rama, krahas dëmit ekonomik, ka bërë një dëm të madh psikologjik dhe njerëzor. Kur je afër dhe në kontakt direkt me njerëzit e kupton mirë situatën ekonomike ku e ka cuar qeverisja aktuale. Varfëria dhe pasiguria për të ardhmen, lexohet në sytë dhe në fëtyrat e të gjithë qytetarëve të Shkodrës.
Qeveria e Rilindjes e ka varfëruar Shkodrën deri në palcë. Në vitin 2017, qeveria socialiste vodhi votat e qytetit të Rozafës në bashkëpunim me krimin dhe me mbështetjen e strukturave të policisë. Qeveria aktuale nuk ka dhënë asnjë mbështetje serioze prej 6 vitesh për Shkodrën.

Qytetatarët e Shkodrës paguajnë cmime të larta të energjisë, taksa të larta dhe qytetin po e mbyt papunësia kryesisht e të rinjve dhe varfweria. Prandaj largimi i qeverisë së krimit kërkohet me të drejtë nga të gjithë shkodranët. Zoti Basha në bisedat me qytetarët, premtoi uljen e cmimit të naftës, uljen e cmimit të energjisë elektrike, rritjen e pencioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në mënyrë të vecantë për shresën e mesme dhe tw rinjtw.
Po si kanë mundësi qytetarët shkodranë të mbajnë fëmijët në shkolla të larta, kur nuk kanë të ardhura të mjaftueshme dhe janë në varfëri të plotë?! Prandaj reformat në arësim dhe mbështetja e të rinjve dhe studentëve është në premtimet bazë që bën P.D. dhe Zoti Basha.
Takimi me studentët e Universitetit të Shkodrës ishte shumë i mirë dhe lideri Basha bashkëbisedoi me studentët. Premtimet e Zotit Basha dhe P.D.-së, kur të vijë në pushtet janë shumë reale dhe plotwsisht të realizushme. Anulimi i ligjit të arësimit të lartë do të jetë akti i parë që do të ndërmarrë qeveria e P.D.-së. Hartimi i ligjit të arësimit të lartë, të standarteve evropiane. Ngritja e grupit të punës me deputetë që mbulojnë fushën e arësimit dhe ekspertë të fushës nga P.D.. Do të zerohen tarifat për një pjesë të madhe të studentëve, që nuk kanë të ardhura të larta ekonomike. P.D. kur të marrë pushtetin do të krijojë mundësi që studentët të kryejnë stazhe.
Turi i liderit të P.D.-së Basha në Shkodër ringjalli shpresën për të gjithë shkodranët dhe studentët shkodranë. Me datën 16. Shkurt.2019 qeveria Rama do të përballet me zemërimin e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe me shpresën për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Shkodra dhe të gjithë shqiptarët meritojnë shumë më tepër, se sa iu ofroi qeveria e dështuar e majtë e Edi Ramës.

Artikulli paraprakPaloka paralajmëron Carlo Bolinon!
Artikulli tjetërE ardhmja e ushtrisë në Turqinë e Erdoganit